🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,520 ▲0.02%
DOW 50,644 ▲0.36%
NASDAQ 26,675 ▲0.07%
NAFTA 91.48 ▲3.16%
ARI 4,424 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,918 ▼ -2.57% ETH $1,994 ▼ -4.05% XRP $1.2962 ▼ -2.68% SOL $81.6300 ▼ -2.73%
S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 91.48 ▲3.16 % ARI 4,424 ▼1.29 % S&P 500 7,520 ▲0.02 % DOW 50,644 ▲0.36 % NASDAQ 26,675 ▲0.07 % NAFTA 91.48 ▲3.16 % ARI 4,424 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
Bota

Biden do të ndalojë dërgimin e disa armëve, nëse Izraeli pushton Rafahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion të madh tokësor në qytetin Rafah të Gazës.

“Nëse ata hyjnë në Rafah, unë nuk do t’i furnizoj me armët që janë përdorur historikisht për t’u marrë me Rafahun”, tha Biden gjatë një interviste për rrjetin televiziv, CNN.

Ai shtoi se “do të vazhdojë të angazhohet që Izraeli të jetë i sigurt”.

Por, pavarësisht kundërshtimit të fortë të SHBA-së, Izraeli duket se është gati për ta pushtuar në shkallë të plotë Rafahun.

Ai beson se në këtë qytet strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur shtatë muaj më parë, pasi Hamasi ka sulmuar fillimisht tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gazë, e cila vazhdon ende, janë vrarë afro 35.000 njerëz, sipas autoriteteve në enklavë.

Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur pa e marrë kontrollin e qytetit Rafah.

Por, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se operacioni në këtë qytet – ku popullsia është shtuar me refugjatë nga pjesë të tjera të Gazës – mund të çojë në numër të madh të viktimave civile.

“Ne nuk do ta furnizojmë [Izraelin] me armë dhe predha artilerie [nëse sulmon Rafahun]”, tha Biden në intervistën që u transmetua të mërkurën.

Ai tha se SHBA-ja nuk e përkufizon situatën aktuale në Rafah si operacion tokësor.

“Ata nuk kanë shkuar në qendrat e popullsisë. Janë pikërisht në kufi”, tha ai.

“Por, unë ia kam bërë të qartë [kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu] dhe kabinetit të luftës, se ata nuk do ta kenë mbështetjen tonë, nëse futen në këto qendra të popullsisë”, tha presidenti amerikan.

Biden pranoi se armët amerikane janë përdorur nga Izraeli për të vrarë civilë në Gazë.

I pyetur nëse Izraeli ka kaluar “vijën e kuqe”, ai u përgjigj: “Jo, ende”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.