Home / Kosova / “Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe”

“Kosova nuk mund të lidhet me statusin e Republikës Serbe”

Anëtari i presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviq, tha se nuk ka argumente sipas të cilave çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të lidhet me statusin e Republika Serbe.
“Nuk ekzistojnë argumente juridike, as historike, as morale me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve Serbis-Kosovë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe njësinë e saj Republika Serbe. Statusi i Bosnjë Hercegovinës dhe njësive të saj është zgjidhur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit,” tha ai për portalin boshnjak “Faktor”.

Teza, sipas së cilës ‘humbjen’ e Kosovës serbët duhet ta kompensojnë me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe, sipas Izetbegoviq, është e pranishme që një kohë të gjatë, por tani është intensifikuar si rezultat i bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Dhe kjo histori ka dy dimensione, dy caqe. Njëri është afatshkurtër – për të trembë bashkësia ndërkombëtare për një destabilizim të ri të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ballkanit, dhe në këtë mënyrë të marrë një zgjidhje më të favorshme për Serbinë në çështjen e Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq.

E dyta, sipas tij, është afatgjate – të përforcojë tezën se serbët pas humbjes së Krajinës dhe Kosovës, diçka duhet të marrë si kompensim, dhe presin për rrethana të favorshme historike që kjo të realizohet – dobësimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, duke u kthyer Serbinë në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.