Home / Kronika / Policia rrugore vijon kontrollet, u heq patentën 9 shoferëve

Policia rrugore vijon kontrollet, u heq patentën 9 shoferëve

Nëntë drejtues mjetesh u ndëshkuan me heqje patentash nga policia rrugore gjatë kontrolleve të kryera prej mbrëmjes së të shtunës deri në orët e para të së dielës.

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranës për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë u zhvilluan kontrolle me radarë për tejkalimet e shpejtësisë dhe me aparate drager për nivelin e përdorimit të alkoolit.

Gjatë kontrolleve u ndalua një 24 vjeçar nga Tirana, i cili po lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi 170 km/h, kur limiti është 90 km/m.

Policia bën thirrje drejtuesve të mjeteve të duan jetën, ta mbrojnë atë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.