Home / Rajoni / Tsipras: Greqia ka rifituar të drejtën për të vendosur mbi fatin e saj

Tsipras: Greqia ka rifituar të drejtën për të vendosur mbi fatin e saj

Kryeministri grek Alexis Tsipras në lidhje me daljen e Greqisë nga programi i paketës së shpëtimit tha se “Vendi ynë ka rifituar të drejtën për të vendosur mbi fatin dhe të ardhmen e tij si një vend normal i Evropës pa patur nevojë për sakfricat e popullit tonë dhe presione”.

Tsipras gjatë një fjalimi në ishullin Ithaka e ka cilësuar si “një ditë historike” përfundimin zyrtarisht më 20 gusht të programit për paketën e shpëtimit.

“Kemi humbur 25 për qind të të ardhurave tona kombëtare, 3 në çdo 10 persona dhe 6 nga 10 të rinj mbetën pa punë. Është zbatuar një masë shtrënguese prej 65 miliardë eurosh”, tha Tsipras.

Duke vënë në dukje se i kanë lënë pas masat shtrënguese dhe rënien ekonomike, Tsipras tha se nuk do të harrojnë se për shkak të kujt dhe për çfarë arsyesh kanë qenë të detyruar të përballen me kriza financiare dhe paketat e shpëtimit.

Ai bëri të ditur se sot kanë arritur me sukses të dalin nga paketa e shpëtimit me udhëzimet që kanë marrë nga populli. Tsipras theksoi se do të nisin një periudhë të re pa harruar gabimet e bëra në të kaluarën. “Kemi mbërritur në vendin ku do të mbërrinim, kemi dalë nga memorandumi. Por, ne nuk do të ndalemi këtu, përpara ne kemi sfida të reja”, tha kryeministri grek.

Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një deklaratë në lidhje me çështjen ka bërë të ditur se përfundimi i paketës së shpëtimit është një moment i rëndësishëm për Evropën dhe Greqinë. “Partnerët evropianë janë solidarizuar. Populli grek i ka dhënë përgjigje çdo vështirësie me vendosmëri dhe guxim”, tha Juncker.

Leave a Reply

%d bloggers like this: