Home / Kronika / Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, 2 të arrestuar

Bashkëpunimi i Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza, 2 të arrestuar

Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane, Guardia di Finanza e Pulias kanë finalizuar një tjeter operacion të suksesshëm duke goditur tentativen për trafik narkotikësh drejt Italisë.

Duke shpjeguar dinamikën e operacionit, Policia e Shtetit  bën të ditur se autoritetet arrestuan 2 trafikantët, një shtetas italian me iniciale W.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.

“Në Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me të cilin u tentua të trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuanë ku u aktivizua edhe në këtë rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali” shprehet Policia e Shtetit, ndërsa njofton se hetimet po vijojnë në të dy krahët e kufirit për të zbuluar persona të tjerë të implikuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: