Home / Ekonomia / AKEP: Përdoruesit e internetit me linja fikse rriten në 321 mijë persona

AKEP: Përdoruesit e internetit me linja fikse rriten në 321 mijë persona

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP) njoftoi se, numri i pajtimtarëve të internetit me linja fikse, u rrit me rreth 6500 abonentë duke e çuar kështu numrin total të përdoruesve, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, në 321 mijë persona.

Sipas AKEP-it, abonentët e internetit e shfrytëzojnë lidhjen për të marrë më shumë se një shërbim komunikimi, duke përfshirë edhe telefoninë fikse dhe televizionin.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht është rritur me afro 9% duke arritur në 211 mijë persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.