Home / Kronika / Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja sërish në sitën e Vetingut

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja sërish në sitën e Vetingut

Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, do të kalojë sërish sitën e Vetingut, pasi mbylli me sukses procesin e Vetingut, duke iu referuar vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Vlerësimit.

Por mesa duket kjo nuk mjafton, pasi Institucioni i Komisionerit Publik, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi vendimin në KPA. Paraditen e së martës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë: Kryesues: Ardian Hajdari; Relator: Luan Daci; Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Leave a Reply

Your email address will not be published.