Home / Kronika / Vrasje për kanabis? Babai i 43-vjeçarit: Nuk e dimë; Policia: S’ishte informatori ynë

Vrasje për kanabis? Babai i 43-vjeçarit: Nuk e dimë; Policia: S’ishte informatori ynë

Familjarët e Alket Muhos, i cili u vra një ditë më parë në një fshat të Memaliajt, thonë se nuk i dinë arsyet e krimit.
Babai i tij, Gjolek Muho shprehet se nuk ka dijeni se përse ia vranë djalin. “Nuk kishim konflikte të hapura që mund të na sillnin këtë fatkeqësi”, sqaron ai.

“Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen makabër të Alket Muhos në Rabije. Konflikt ne nuk dimë, konflikt të hapur që të jetë kaq gjendje e rëndë. Ne nuk dimë, ta nxjerrin nëse ka. Do të dalë. Dyshime se përse është vrarë nuk kam, nuk them dot”, thotë Gjolek Muho.

Ai i bën apel shtetit që të gjendet sa më parë autori dhe të zbardhen shkaqet që çuan në vrasjen e 43-vjeçarit.

Ndërkohë në medie u fol se ai ishte informator i policisë dhe denonconte parcelat me kanabis, por kjo mohohet nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme.

Nga këqyrja e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar me breshëri automatiku në largësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.