Home / Kronika / Agronomi i hashashit nga Venezuela, u kap në Përmet në plantacionin me kanabis

Agronomi i hashashit nga Venezuela, u kap në Përmet në plantacionin me kanabis

Sipas burimeve këtë vit kultivuesit kanë shfrytëzuar tokë pyll pa pronar, ndërsa Policia e Shtetit ende nuk ka bërë një rezyme të totalit të bimëve që janë asgjësuar dhe personave të vënë në pranga. Në shumicën e rasteve edhe informacioni i dhënë për mediat për rastet e kultivimit ka qenë i cunguar duke mos bërë me dije sasinë e kanabisit të asgjësuar.

Në Frashër të Përmetit, në fillim të gushtit policia zbuloi një plantacion të mirorganizuar me rreth 3 mijë bimë. Në pranga për këtë rast u vunë 2 persona, njëri nga të cilët me shtetësi të çuditshme.

Arturo Morales nga Venezuela u kap pranë parcelave ku punonte si kultivues, profesioni i tij është agronom dhe duket se është kontraktuar sepse e njeh mirë procesin e rritjes së bimës së parapëlqyer nga trafikantët e drogës.

Sipas burimeve, 30-vjeçari nga Amerika Latine nuk ka pranuar të tregojë pronarët e drogës, madje sipas tij nuk i njihte, por ka pohuar se kishte ardhur në Shqipëri pasi ishte kontaktuar nga disa persona, të cilët në përfundim të punës do ta paguanin me mijëra euro. Edhe ky rast përfundoi me arrestimin e vetëm 2 punëtoreve. Sigurisht këtë vit, kultivimi i kanabisit është reduktuar ndjeshëm, por fenomeni në Shqipëri vijon të jetë prezent.

Leave a Reply

Your email address will not be published.