Politika

Edhe Ilir Meta i çon selam Thaçit, drekon me Albin Kurtin në Karpen të Kavajës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti vijon takimet në Shqipëri.

Sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metes, Ilir Kulla.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Thaçin se është bërë vegël e Beogradit në temën e ndryshimit të kufijve.

Related Articles

Nje koment

  1. ani piini dhe beni qef zoti meta. kimi nje muaj qe i vini verdall shqiperis, nga alpet, me moniken tende, ne sarand, nga saranda ne durres, nga durresi ne karpen te kavajes.
    me kete guide qefesh, ngrenje e pirje, me gjithfar politikanesh , shok e miq, dota kishte zili edhe presidenti i amerikes zoti d. trump, i cili esht presidenti i shtetit me tew fuqishem ne bot, ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe qe ka thuajse me shum se gjysmen e botes, qe ndihmon dhe harxhon miliona e miliarda dollar, sben kaq harxhime, sa po beni ju zoti meta, duke ardhur verdall, me shum per qef sesa per pun.
    a shikoni e degjoni se, sa varferi ka vendi yne, te trasheguar ne keto 27 vjet e ca demokraci, a u shkon nmdermend qe ju zbaviteni e bemi qef neper vendet me te mira per te pushuar, nderkoh mbas jush jan me dhjetra e qindra persona qe jan angazhuar, per sigurimin e jetes tuaj dhe fami\ljareve te tu. te gjith keta persona, vec rroges, marin djeta kur te kethehen ne tiran.
    qytetaret ankohen perdit te riten rrogat, pensjonet, ndihma ndaj te vobekteve, ndersa ju brithni vend me vend, me shum per qef se per pun.
    mos vall qeveria e ka leshuar doren per shpenzimet e presidences me shum nga cduhet. edhe kjo duhet par.
    shum vende te pasura, kan shkurtuar vazhdimisht fondet, per shpenzime presidencjale, parlamentare e qeveritare, ndersa tek ne ndoth e kunderta. shpenzimet shteterore nga parlamenti, presidenca ne qeveri jan ritur, varferia esht shtuar.
    esht detyr e klsh, te hetoi keto harxhime dhe kur konstaton tejkalime dhe shpenzime per qefe nga nje vend ne tjetrin, tua bej ngarkim personave qe organizojn shpenzime te tilla, me ved e paved, jasht vendeve dhe rezidencave qeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button