☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.93 ▼0.22%
ARI 4,133 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,563 ▲ +2.78% ETH $2,425 ▲ +4.51% XRP $1.3224 ▲ +3.28% SOL $96.5800 ▲ +3.44%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.93 ▼0.22 % ARI 4,133 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Meta : Dhjetëra mln euro që u shpenzuan për atë tallava, do kishin dyfishuar pensionet

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp tha se Konventa Zgjedhore do të jetë një shpërthim energjish dhe do të përfshijë në struktura të gjithë prurjet e reja dhe ato ekzistente që janë riaktivizuar.

“Beteja për Tiranën është beteja kundër plehrave, për mbrojtjen e mjedisit, hapësirave publike që kanë mbetur dhe beteja për përfshirjen e të rinjve në politike sepse e kanë të detyrueshme të jenë në politikë për ta bërë atë më të mirë”, tha ai.

Meta foli edhe në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ditën e djeshme.

Ai tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.

“Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë.

Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje.

I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët.

PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot.

Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend.

Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.