Home / Rajoni / Cipras në Selanik premton rritje pagash dhe ulje taksash

Cipras në Selanik premton rritje pagash dhe ulje taksash

Kryeministri grek, Aleksis Cipras premtoi dje se do të rriste pagat dhe pensionet muajt e ardhshëm si edhe do të ulte taksat, përderisa vendi kishte kryer reformat e kërkuara financiare dhe programi i daljes nga kriza kishte marrë fund.

”Të gjitha masat për rritjen e nivelit të jetesës do të merren në përputhje me kreditorët”, deklaroi dje Cipras gjatë hapjes së një panairi tregtar në qytetin e Selanikut.

“Ne jemi të vendosur të zbatojmë marrëveshjet me kreditorët”, theksoi ai.

Sidoqoftë, hapja e këtij panari u shoqërua me protestën e mijëra qytetarëve në rrugët e qytetit port kundër masave shtrënguese ekonomike dhe papunësisë.

Në shumë pankarta lexohej ”Duam punë dhe jo taksa pa fund”.

Cipas tha se pritet që ekonomia greke të rritej 2,5% dhe se papunësia, që ka qenë 27,5%, aktualisht ishte 19%.

”Papunësia do të reduktohet 10% gjatë pesë viteve të ardhshme”, shtoi ai

Leave a Reply

%d bloggers like this: