Home / Arte / Ambasadorja kineze në Shqipëri: “Onufri” merr çmimi “Kontribut i Veçantë për Librat Kinezë”

Ambasadorja kineze në Shqipëri: “Onufri” merr çmimi “Kontribut i Veçantë për Librat Kinezë”

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, u takua me drejtorin e Shtëpisë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhrin, të cilit i shprehu urimet për marrjen, ditët e fundit, të çmimit “Kontribut i Veçantë për Librat Kinezë”.

Ambasadorja Jiang tha se vitet e fundit, në kornizën e programit të botimit të librave klasikë kinezë dhe shqiptarë me përkthim të ndërsjellë, qarqet e dijetarëve, të kulturës dhe të botimit të të dy vendeve kanë krijuar një mekanizëm të mirë bashkëpunimi dhe kanë arritur rezultate frytdhënëse.

Ambasadorja Jiang tha se Z. Hudhri si dhe shtëpia botuese “Onufri” kanë bërë përpjekje, për shumë vjetë me radhë, për njohjen e lexuesve shqiptarë me kulturën kineze dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës, duke botuar shumë libra kinezë me ndikim të madh, si “Urtësia shekullore dhe qeverisja – Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping”, “Rruga e Zhvillimit dhe e Reformës Ekonomike e Kinës”, “Fotoalbumi për nismën ‘Një brez, një rrugë'”, “Kultura e çajit në Rrugën e Mëndafshit”, “Histori të reja të miqve të vjetër”, “Kina në syrin e shqiptarëve”, “Melekuqe” etj. Ai e meritonte të fitonte çmimin më të rëndësishëm të industrisë së botimit të librave kinezë nga shtëpi botuese të huaja. “Shpresoj se qarqet e dijetarëve dhe të industrisë së botimit të librave të të dy vendeve do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin dhe përmes librave të japin kontribut të ri për rritjen e mirënjohjes reciproke dhe miqësisë midis dy popujve,” shtoi ambasadorja kineze.

Z. Hudhri foli për eksperiencën e tij të paharrueshme për marrjen e çmimit në Kinë. Ai shprehu falënderime ndaj qeverisë kineze, që përkrah bashkëpunimin e botimit të librave midis dy vendeve dhe tha se me inkurajimin nga ky çmim, ai, në krye të shtëpisë botuese “Onufri”, do të vazhdojë të botojë më shumë libra klasik kinezë dhe do të bëjë përpjekje të paepura për nxitjen e shkëmbimeve midis dy popujve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: