Home / Ekonomia / “AIR ALBANIA”, ditën e shtunë ngrihet në fluturim, 1 muaj do të jenë fluturime testi

“AIR ALBANIA”, ditën e shtunë ngrihet në fluturim, 1 muaj do të jenë fluturime testi

Qeveria shqiptare po i jep një prioritet ndërtimit të aeroporteve në disa qytete të vendit, në mënyrë që të ofrojë më shumë komoditet për udhëtarët si dhe të ndikojë në uljen e çmimit të biletave.

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Open” theksoi se në të ardhmen vendi ynë do të ketë 3 aeroporte, duke shtuar se kompania e parë ajrore me kapital shqiptar “AIR ALBANIA” do të ngrihet në qiell ditën e shtunë.

“Unë dua që Shqipëria, të paktën këtë mandat, të ketë edhe 2 aeroporte të tjerë por unë do të luftoj që të kemi 3. Do të hapim aeroportin e Kukësit pranverën e ardhshme, do të bëjmë Kukësin me aeroport, do jetë një ndryshim i madh në perspektivë për të gjithë Verilindjen.

Do të fillojmë aeroportin e Vlorës, po punojmë dhe shpresoj edhe për aeroportin e Sarandës, nesër pasdite do të jetë gati avioni i parë i “AIR ALBANIA” që fillon fluturimet pasnesër.

1 muaj do të jenë fluturime testi dhe më pas do të jetë shtëpia fluturuese e shqiptarëve që do të shkojë në Romë, Milano, Bolonja, Londër edhe në Stamboll natyrisht, me çmime më të arsyeshme dhe shërbim më të mirë”, – tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: