Home / Bota / Siri, “zmbrapset” agresioni raketor izraelit pranë aeroportit të Damaskut

Siri, “zmbrapset” agresioni raketor izraelit pranë aeroportit të Damaskut

Sistemet e mbrojtjes antiajrore të ushtrisë siriane kanë rrëzuar disa raketa, të cilat akuzohet t’i ketë lëshuar Izraeli në një “akt agresioni” gjatë së shtunës, pranë Aeroportit të Damaskut, sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve.
Një raport ky që nuk ka marrë konfirmim, madje as komente, nga një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, sipas së cilës “raportet e huaja nuk komentohen”.

Gjatë luftës civile mbi 7-vjeçare në Sirinë fqinje, Izraeli është alarmuar në jo pak raste nga zgjerimi i fuqisë së armikut të tij të betuar rajonal, Iranit, një prej aleatëve kyç të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Forcat ajrore izraelite kanë goditur dhjetëra objektiva, të cilat i ka përshkruar si ngarkesa iraniane të transportit të armëve drejt lëvizjes libaneze të mbështetur nga Republika Islamike, Hezbollah, në këtë luftë.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore kanë zmbrapsur agresionin raketor të Izraelit pranë Aeroportit ndërkombëtar të Damaskut”, citohet të ketë thënë një burim i paidentifikuar i ushtrisë siriane, nga agjencia e lajmeve “SANA”.

Dëshmitarë të pranishëm në një panair tregtie në kryeqytetin Damask thanë se kishin parë flakë të shndritshme në qiellin e errësuar nga nata, që ngjanin me fishekzjarre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.