Rajoni

Ndikimi rus në Ballkan; NATO: Përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e Maqedonisë

Gjatë fjalimit të mbajtur përpara fondacionit Hertixh në Washington, Stoltenberg theksoi se ka shumë shembuj që tregojnë se Rusia përzihet në proceset politike të aleancës dhe të vendeve anëtare.

Një ditë më parë, edhe New York Times shkroi një artikull mbi përgatitjet e maqedonasve për atë që mund të jetë votimi më i rëndësishëm në historinë e vendit. Por Rusia, thuhet aty, po bën përpjekje të mëdha që referendum të mos rezultojë i suksesshëm.

Ne epokën e dezinformimit, thekson gazeta prestigjoze, zyrtarët maqedonas e ata perëndimore thonë se grupe të mbështetura nga rusët, po përpiqen të bëjnë pikërisht këtë: Të mbjellin frikë e të zmbrapsin zgjedhësit nga pjesëmarrja në një votim që mund të vendosë shtetin ballkanik në rrugën e anëtarësimit në NATO.

Dhe perëndimi, po tenton të kundërpërgjigjet. Pjesë e këtij reagimi konsiderohet vizita në Shkup e sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis. kreu i Pentagonit do të përpiqet të përcjellë atje mbështetjen e Uashingtonit. Kryeqytetin maqedonas e kanë vizituar tashmë Stoltenberg vetë, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe shefja e diplomacisë së jashtme të bllokut europian, Federica Mogherini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button