Politika

Basha: Veting për politikanët ose mobilizim qytetar

“Nëse nuk çlirohet politika nga krimi nëpërmjet ligjit të vetingut për politikanët, atëherë do flasin qytetarët dhe opozita”, tha sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e opozitës parlamentare të zhvilluar në Vlorë.

Duke folur për lidhjen e politikës me krimin, Basha tha se “ne ndodhemi në një emergjencë kombëtare ku nuk ka më shtet, ku shteti ka rënë, ku nuk ka më gjykata dhe prokuroria ka rënë”.

“Cili është roli i opozitës? Çfarë mund të bëjmë ne duke u kthye në Kuvendin e Shqipërinë në këto kushte ?! Cili është roli i qytetarëve kur parlamentin e kanë marrë peng një tufë banditësh. Në bindjen time me të thellë është çlirimi i parlamenti nga i uzorpuar nga kriminelet për mes mobilizimit qytetar, është rekursi i vetëm”, thekson Basha.

Ne jemi në emergjencë kombëtare, tha Basha, duke vijuar se “ne shprehim bindjen tonë për vetingun në politikë që është mënyra kushtetuese dhe ligjore për të larguar nga parlamenti politikanët e lidhur me mafien, nga karriket e ministrave dhe zyrtarëve të lartë”.

“Është e qartë, që Edi Rama nuk e do vetingun për politikanë dhe do të bëjë gjithçka për ta penguar. Arsyet janë të qarta, se me vetingun për politikanë asnjë nga krerët e shteti nuk mund të qëndrojë në karriget ku janë ulur. Sekreti i tyre nuk është as vizioni, as plani, as oferta, as alternative, as zgjidhja e problemeve të shqiptarëve, por marrëdhënia e tyre është me krimin, dhe në momentin që humbasin pushtetin me krimin, humbin pushtetin politik. Kjo është arsyeja pse refuzojnë vetingun politik”, argumenton ai.

Me tej, Basha tha se nuk do të ketë asnjë pakt, asnjë negociatë pa zgjidhur këtë çështje të siç është vetingu i politikanëve.

“Nuk do të ketë më asnjë reformë, asnjë pakt asnjë negociatë, asnjë bisedë pa zgjidhur këtë çështje themelore që është largimi i politikanëve të lidhur me krimin dhe nëse kjo nuk ndodh përmes shansit të fundit institucionalisht nëpërmjet ligjit të vetingut të politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve bashkë me opozitën e vendit të jap zgjidhje”, theksoi Basha.

Duke folur për platformën e opozitës, Basha tha se sot do të bëjmë diskutime rreth propozimit të dytë, sekuestrimin e pasurive të kompanive që kanë lidhur kontrata korruptive.

“Sot po kështu do t’i japi formë përfundimtarë platformës tonë për të shpëtuar drejtësinë nga kapja politike dhe për t’i dhënë vendi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë do nisim konsultimet me qytetarët”, tha ai.

Duke i uruar mirëseardhjen PDIU kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se sa më shumë të shtohet opozita e bashkuar aq më i madh imazhi opozitar dhe besimi qytetar.

“Shqiptarët presin shumë nga opozita, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe racional me aktivitetet politike. Tani më kemi axhendën e radhës, takim me qytetarët, pasi janë ata që na kanë votuar. Kështu është e rëndësishme që bashkëbisedimi me qytetarët do na çojë në zgjidhjen e problematikave”, tha Kryemadhi.

Ndërsa kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se shpreh kënaqësinë që jemi në opozitën e bashkuar dhe jemi përballë kësaj mazhorancë arrogante.

“Ne nuk kemi ardhur për të zhvendosur as kënd, por kemi ardhur këtu si vlerë e shtuar për të ndarë bashkë prioritet tona. Ne jemi në habitatin tonë të natyrshme, pasi deputetë e PD dhe PR-së dhe të djathtë kanë propozuar rezolutën për Çamërinë në vitin 2014”, tha ai

Më tej Idrizi shtoi se kjo mazhorancë prej pesë vitesh është jo vetëm e konsumuar dhe e lodhur por e ka çuar ekonominë në zero.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button