Home / Kronika / Arrestohet për rryshfet prokurorit avokatja Donata Lepenica, 2.000 euro për ndryshim akuze

Arrestohet për rryshfet prokurorit avokatja Donata Lepenica, 2.000 euro për ndryshim akuze

Operacioni policor “Ndërmjetësi” zbatoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku dyshohet se në këtë veprimtari kriminale u përfshinë edhe persona të tjerë.

Avokatja Lepenica dyshohet se ka marrë të holla nga klienti për të ndërhyrë në prokurorinë e Tiranës dhe për të ndryshuar rrjedhën e një çështje hetimore.

Avokatja e arrestuar dyshohet se për të lehtësuar pozitat e një klienti, që akuzohet për kultivim kanabisi, i ka ofruar rreth 2 mijë euro një prokurori.

Prokurori që u takua me avokaten është Përparim Hasa dhe aktualisht po hetohet roli i tij, nëse përmushet akuza për mitmarrje edhe për të mbas dyshimeve për korrupsion.

Pamjet e kamerave të prokurorisë janë sekuestruar nga zyrtarët e krimeve të rënda, ku gjendet çastet e dhënies së rryshfetit, ndërsa besohet se janë kapur edhe biseda telefonike mes avokates dhe personave të tjerë, ku përmendet zgjidhja e çështjes pas rryshfetit.

Sipas përgjimit telefonik, avokatja dëgjohet duke biseduar me klientin e saj dhe i ofron sigurinë e ndryshimit të akuzës, pasi çdo gjë e ka zgjidhur me prokurorin e çështjes.

Burime të prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në këtë institucion kanë fiksuar momentin kur avokatja hyn në zyrën e prokurorit dhe për këtë arsye, Krimet e Rënda prej 4 ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë.

Pas verifikimeve paraprake prokurori Hasa është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Përdorimi i avokatëve mbrojtës si shpërndarës rryshfetesh midis prokurorëve, gjykatësve dhe të pandehurve është një nga metodat më të shpeshta të korruptimit në sistemin gjyqësor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: