Kronika

Goditja e grupeve të rrezikshme kriminale, policia aksion të gjerë në Vlorë

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, në qytetin e Vlorës.

Aksioni “Forca e ligjit” ka si synim goditjen e grupeve kriminale dhe aktiviteteve të paligjshme.

Prej kohësh aksione të tilla zhvillohen në qytete të ndryshme, dhe kanë në fokus shkatërrimin e grupeve kriminale.

Më konkretisht synohet goditja e grupeve që merren me trafik droge dhe të përfshirë në krime të ndryshme.

Detajet e operacionit nuk bëhen ende me dije dhe as nëse ka të ndaluar.

Operacioni më i fundit i “Forcës së ligjit”, shkatërroi grupin e “Bajrave” në Shkodër, i cilësuar si një ndër më të rrezikshmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button