Kronika

“Organizatë kriminale, trafik femrash, krime kundër fëmijëve”, prangoset 50-vjeçari i rrezikshëm

Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane.

Burime zyrtare nga policia thanë se Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.

Korriku është kapur në Fushë-Krujë akuzohet për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve” si dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button