Kronika

Mes të arrestuarve të Lezhës, vëllai i moderatores televizive

Në operacionin e Policisë së Shtetit në Lezhë, mes 4 personave të arrestuar është edhe vëllai i moderatores televizive Alketa Vejsiu.

Arrestimi i 29-vjeçarit nga Tirana, Endrit Vejsiu u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”-njofton policia.

Vejsiu u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë dhe në makinën e tij tip “Opel”, u gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis fshehur në një gomë rezervë në bagazh.

Mes të arrestuarve ishte edhe i kërkuari për vrasje, Gentian Elezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button