Home / Ekonomia / Eurobondi, Ahmetaj i përgjigjet Tabakut: PD e mori me 7.5% për 5 vite

Eurobondi, Ahmetaj i përgjigjet Tabakut: PD e mori me 7.5% për 5 vite

Pa akuzave të Partisë Demokratike për marrjen e eurobondit ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Me anë të një njoftimi për mediet, Ahmetaj thekson se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj e mori eurobondin me 7.5% për një periudhë pesëvjeçare, 4% më shumë sesa ky i fundit i marrë nga qeveria e tanishme.

Deklarata e plotë e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

“Zonja Tabaku, gëzohu edhe ti sot, se ka fituar Shqipëria dhe nëse qeveria ia ka dalë ta sjellë deri këtu në vetëm katër vite Shqipërinë, ka kaq shumë akoma për të bërë edhe për PD kur të vijë në qeveri një ditë (nëse), sa të siguroj që trishtimi yt sot është absurd!
Unë e di që ti e do Shqipërinë, të paktën njësoj sa unë, zonja Tabaku dhe e di që edhe ekonominë e do shumë, paçka se e kupton pak. Por dashuria jote për Shqipërinë më mjafton sot që unë të mundohem të ta thyej trishtimin.
Ti bën krahasime pa asnjë lidhje e nderuar zëdhënëse e ekonomisë së partisë që e shkatëroi ekonominë (po ti s’ke asnjë gisht në atë shkatërrim, të kuptohemi). Mali i Zi sot, është 3.95 (me borxh 55%) zonja Tabaku, ndërsa Maqedonia është sot sa ne, rreth 3.55 pra edhe pse ka BB rating!
Krahasimi me dje nuk bëhet me vendet e tjera zonja Tabaku, se është njësoj si të krahasosh një mollë me një qepë apo një kastravec, po bëhet me vetveten.
E di ku jemi sot, me ku ishim dje, kur sapo e morëm ekonominë e shkatërruar nga ju dhe ku ishim pardje, kur ju e nxorët Shqipërinë në tregjet e kapitaleve? E pra ju e çuat 7.5% për periudhë 5-vjeçare, 4 për qind më shumë se sot, e për një maturim më të shkurtër.
Ta them unë, po mirë bën ta lexosh vetë duke hapur librat e llogarive të këtij shteti. Po bëje të lutem, bëje, të gëzohesh për Shqipërinë sot, se për partinë tënde dje, s’ke pse mërzitesh, qepë ishte, qepë është.
Natën e mirë, zonja Tabaku!”

One comment

  1. Zoti Ahmetaj,

    ju e njini mirë historinë e Borxheve e Kondicionet e tyre për gjitonët tuaj
    si edhe ecurinë e kësaj maratone deri sot.
    Ju nuk mund ti shijoni dot ato shuma e ato konditione që iu dhane atyre si anëtare të EU etj. etj. dhe megjithatë mund të themi me siguri se kjo Baladë do të na zbavisë edhe për disa dekada të tjera.
    Mendoj se nuk është tabu marrja e borxheve nga nje shtet i zhvilluar ekonomikisht për arsyen e thjeshtë se ai vënd gjeneron të ardhura materiale e financiare me idetë e me forcat e veta të cilat i vë në jetë në fillim me borxhe që më pas lajne vetëveten e më pas gjenerojnë një ekonomi stabile.
    Por atje ku nuk egzistojnë mundësitë për një gjenerim të shpejtë të ekonomisë borxhet e përqindjet e tyre shkatërojnë edhe atë pak sa është ndërtuar me aq mundim e sakrifica.
    Shqipëria duhet të hapi sa më shumë vënde pune me paga normale që te sigurojnë krahëve të punës një jetë normale e me dinjitet. Kjo p.sh. do të mbante disi të rinjte e të rejat shqiptare, të qëndronin e te kontribonin me punën e tyre në zhvillimin e ekonomisë e jetës në vëndin e tyre.
    Nëse ju po merrni Borxhe të reja më të mëdha se të vjetra vetëm thjesht për të larë llogaritë e hapura ky do të jetë fundi i pamerrituar i historise se shtetit Shqiptar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: