Kronika

Grabit me armë karburantin në Novoselë, kapet brenda pak kohe

Një grabitje ka ndodhur rreth orës 05:53 në autostradën Vlorë-Fier, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.
Një grabitje ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Vlorë-Fier pranë mbikalimit të Novoselës. Një person i maskuar dhe i armatosur u fut në një pikë karburanti dhe nën kërcënimim e armës ka marrë 24 mijë lekë dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Incidenti fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. Autorit, Mariglen Miftaraj, 27 vjeç nga fshatin Plashnik i Beratit iu vunë prangat pasi u kap pak orë pas ngjarjes i fshehur në një arë me misër mes fshatrave Aliban-Akërni.

Gjatë natës ai kishte vjedhur edhe paratë në një tjetër pikë karburanti brenda në Novoselë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button