Rajoni

Parlamentaret në Bosnje. Frikë nga fitorja e nacionalistëve pro-rusë

3,3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, përpara të cilave nuk rezulton të ketë pasur ndonjë sondazh të besueshëm. Edhe vetë fushata kaloi nën hijen e retorikave përçarëse dhe akuzave për parregullsi që i shtuan akoma më shumë tensionet mes myslimanëve boshnjakë dhe serbëve. Të parët kërkojnë një Bosnje të bashkuar; të dytët duan afrimin me Serbinë dhe Kroacinë.

Vëmendja është përqendruar në mënyrë të veçantë tek gara për presidencën trepalëshe boshnjake e kjo për shkak të kandidaturës së Presidentit të Entitetit Serb, Milorad Dodik, politikani i vijës së ashpër që kërkon ndarjen nga Bosnja. Skepticizmi mbizotëron tek një pjesë e votuesve, të cilët pavarësisht pritshmërive, nuk ushqejnë shpresa reale se diçka mund të ndryshojë vërtetë, ndërsa ka dhe nga ata që kërkojnë të fitojë kushdoqoftë, vetëm jo personat që e kanë mbajtur pushtetin deri tani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button