Kronika

SHISH mohon bashkëpunimin me Babalen, del në ‘skenë’ një emër tjetër

Ndonëse Albert Veliu, i ashtuquajturi Dëshmitari X ose “Babalja”, tha se kishte bashkëpunuar me SHISH dhe dy punonjës të këtij institucioni, të cilët i kishin siguruar dhe mjetet, vetë Shërbimi Informativ e mohon.

Kështu të paktën rezulton nga dosja e Prokurorisë bashkëngjitur kërkesës për arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij Fredi Alizoti.

Për të verifikuar dëshminë e Albert Veliut se kishte marrë aparatura nga SHISH dhe kishte bashkëpunuar me SHISH, Prokuroria i ka kërkuar informacion SHISH-it.Sorry, there are no polls available at the moment.

Në shkresën e përgjigjes thuhet se kjo agjenci nuk dispononte përgjim të bisedës së zhvilluar midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar prej tij, si Geron (Agron) Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes shtetasit Albert Veliu dhe shtetasit Agron Laver Hyseni. Pra del në skenë një tjetër emër pas atij të Fred Alizotit.

“Sipas materialit të administruar: Kjo agjenci nuk dispononte përgjim të bisedës së zhvilluar midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar prej tij, si Geron (Agron) Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes shtetasit Albert Veliu dhe shtetasit Agron Laver Hyseni. Gjithashtu kjo agjenci na ka njoftuar që shtetasi Albert Veliu nuk kishte bashkëpunuar me të” – thuhet në një nga shkresat e Prokurorisë.

/b.d

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button