Home / Kronika / Salianji ‘kompromenton’ me një video tjetër, Ardi Veliu: Nuk e njoh Alizotin!

Salianji ‘kompromenton’ me një video tjetër, Ardi Veliu: Nuk e njoh Alizotin!

Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” një video ku në një kamera të fshehtë pretendon se Fredi Alizoti rrëfen krejt të kundërtën.

Në pamjet e transmetuara, mendohet se Alizoti nuk e di se po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.

Fredi Alizoti thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me dy persona të tjerë, duke i bërë ofertë që të jetë me pushtetin në këtë rast.

Kjo video u publikua nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Por sipas “KJ”, në orët e vona u sigurua edhe një prononcim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili tha se ndodhet në SHBA.

Ardi Veliu pohoi nga SHBA se:

“Me një milion përqind garantoj publikun shqiptar se atë person nuk e kam takuar dhe se nuk ka asnjë shans që ai person, që foli në video, të ketë hipur në makinën time.

E ka çuar policia e Fierit te Prokuroria e Krimëve të Rënda.

Kjo është e verteta”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: