Home / Kronika / Marku pret ish-zv.prokurorin e Përgjithshëm të Rusisë

Marku pret ish-zv.prokurorin e Përgjithshëm të Rusisë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku priti sot në një takim ish-zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Rusisë dhe njëkohësisht zëvendëspresident i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Aleksandër Zvjagincev.

Ambasada Ruse thekson se  “gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, juristi, historiani, shkrimtari dhe regjisori rus, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Rusisë dhe njëkohësisht Zëvendëspresident i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve, Aleksandër Zvjagincev, zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm të Shqipërisë Arta Marku”.

“Në përfundim të bisedës Zvjagincev e ftoi prokuroren Marku për të vijuar kontakte në kuadër të forumeve dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Rusisë në Tiranë Aleksandër Karpushin”, shprehet ambasada.

Leave a Reply

%d bloggers like this: