Home / Kronika / Goditet me thikë pas sherrit, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë

Goditet me thikë pas sherrit, humb jetën 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat (në foto), ndërsa viktima është identifikuar si Holti Hajdari, 30 vjeç

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se pas një konflikti me një person, 30-vjecari është qëlluar me thikë disa herë dhe është lënë i shtrirë në rrugë, pranë banesës së tij.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka nderruar jetë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia bën me dije se autori i dyshuar është M. S., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: