Home / Kronika / Vrasja e 30-vjeçarit në Tiranë, policia: Identifikohet autori

Vrasja e 30-vjeçarit në Tiranë, policia: Identifikohet autori

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen me thikë të një 30-vjeçari mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.

Policia bën me dije se autori i dyshuar është M.S., 25 vjeç, i cili është shpallur në kërkim

Dyshohet se si pasojë e një sherri, 25-vjeçari ka goditur disa herë me thikë viktimën Holti Hajdari, 30 vjeç duke i shkaktuar atij vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :
– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: