Ekonomia

Kroçera “Berlin” në portin e Vlorës, turistët vizitë në Apolloni dhe Ardenicë

Kroçera “Berlin” me 377 turistë gjermanë dhe francezë mbërriti mëngjesin e djeshëm në portin e Vlorës.

Anija turistike me gjatësi 139 metra ka sjellë turistë nga 18 vende të ndryshme të botës, ku 328 prej tyre vijnë nga Franca; përkatësisht 11 dhe 7 të tjerë janë nga Zvicra dhe Portugalia; pjesa tjetër vijnë nga Belgjika, Austria, Brazili, Kanadaja, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Japonia, Hong Kongu, Lituania, Luksemburgu, Monako, Holanda dhe Polonia.

Pas vizitës në qytetet turistike të Shqipërisë si Apollonia dhe Ardenica, destinacioni tjetër i tyre është Porti i Milazzos, Itali.

“Berlin” ka lundruar po dje edhe në portin e Durrësit, ku turistët vizituan qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button