Rajoni

Kryetari i Agjencisë së Bullgarëve Jashtë Shtetit në pranga për korrupsion

Mbi 20 veta, ndër të cilët edhe Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Haralampiev janë ndaluar në kuadrin e operacionit të specializuar për hetimin e korrupsionit në këtë Agjenci. Veprimet hetimore janë ndërmarrë për shkak të të dhënave për marrjen e ryshfeteve, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorime detyre. Janë bërë kontrollime në qytetet Sofje, Kjustendil dhe Pleven.

Ndër të arrestuarit ka ndërmjetës, të cilët kanë kërkuar në Maqedoni, Ukrainë dhe Moldavi aplikantë për pasaporta bullgare pa pasur prejardhje bullgare.

Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit jo për herë të parë bëhet shënjestër e Prokurorisë. Hetimet e Prokurorisë së Lartë Administrative në vitin 2014 treguan se ajo u ka lëshuar ilegalisht certifikata për prejardhje bullgare mijëra shqiptarëve, maqedonasve dhe kosovarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button