Kronika

“Kumari, industri me risk”, Zyrtari i KE vlerëson vendimin e mbylljes së basteve

Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve sportive dhe kufizimin e kazinove vlerësohet edhe nga zyrtarë të Këshillit të Evropës.
Christos Giakoumopoulos, Drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit, thotë për Top Channel se ky vendim i shkon për shtat edhe luftës për parandalimin e pastrimit të parave, temë për të cilën në Tiranë po mbahet edhe një seminar.

“Absolutisht, kumari është një nga industritë me shum risk në ekonomi, jo vetëm në Shqipëri, por kudo, ndaj masat ekstreme të ndërmarra ndaj këtij aktiviteti janë të mirëpritura. Në industrinë e kumarit risku për futjen e parave të pista është shumë i lartë”, shprehet Giakoumopoulos.

Por, si po e lufton Shqipëria parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit?

“Moneyval po monitoron zbatimin e rekomandimeve dhe përformancën e institucioneve edhe në Shqipëri. Presim hapa pozitivë, megjithatë të dhënat do jenë pjesë e një raporti që do publikohet së shpejti”, shpjegon Giakoumopoulos.

Moneyval është mekanizmi i përhershëm monitorues i Këshillit të Europës, me 47 anëtarë, që raporton drejtpërdrejtë pranë Komitetit të Ministrave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button