Home / Bota / Kryengritësit sulmojnë aeroportin e Donetskut

Kryengritësit sulmojnë aeroportin e Donetskut

ee606-536x350Separatistët prorusë filluan sot një sulm të ri masiv kundër aeroportit strategjik të Donetskut që është nën kontrollin e ushtrisë ukrainse, duke e dëmtuar edhe më shumë armëpushimin strategjik ndërkohë që Rusia dhe Ukraina do t’i dorëzojnë Brukselit marrëveshjet e tyre të vështira mbi gazin.

Një shtullungë e dendur tymi që vinte nga aeroporti mbuloi një pjesë të mirë të qytetit të Donetskut, kryeqytet rajonal dhe bastion i rebelëve, dhe mund të dëgjoheshun goditje të regullta të artilerisë së rëndë dhe breshëri armësh automatike rreth tre kilometra larg, sipas gazetarëve në terren.

“Dje, trupa rebele hynë në një nga terminalët e aeroportit por ne nuk mund të konfirmojmë nëse vazhdojnë të jenë ende aty brenda ose nëse janë larguar”, njoftoi sot një zëdhënës i separatistëve.

Sipas një zëdhënësi ushtarak ukrainas, Vladislav Seleznev, “rebelët sulmuan me tanke dhe bombarduan forcat qeveritare që kontrollojnë terminalin kryesore”.

“Situata në aeroport është shumë e tensionuar”, theksoi ai

Leave a Reply

%d bloggers like this: