Home / Ekonomia / Aeroporti i Kukësit -Zhvillim ekonomik, priten 300 mijë udhëtarë në vit

Aeroporti i Kukësit -Zhvillim ekonomik, priten 300 mijë udhëtarë në vit

Ndërtimi aeroporti të Kukësit do të sjellë zhvillim për gjithë zonën, ndërsa priten që përmes tij të lëvizin rreth 300 mijë udhëtarë në vit.

Kështu deklaroi sot nga Shishtaveci Kryeministri Edi Rama, duke shprehur bindjen se në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit.

Aeroporti ekzistues, sipas Ramës, do të transformohet tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturime me çmime të ulëta.

“Studimi që ne kemi bërë me ekspertë të huaj na ka inkurajuar shumë dhe mua më ka entuziazmuar shumë, sepse të gjitha analizat e bëra sipas metodave profesionale të parashikimit për suksesin e një biznesi, tregojnë se nga aeroporti i Kukësit do të lëvizin në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit. Imagjinoni vetë se çdo të thotë që 300 mijë njerëz të lëvizin përmes Kukësit për të fluturuar jashtë vendit apo për të ardhur këtu”, tha Rama.

Janë 300 mijë kafe më shumë në Kukës, shtoi Kryeministri me shaka, për të thënë që aeroporti sjell rritje të konsumit dhe investimeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: