Home / Ekonomia / Shqipëria në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit në Shangai

Shqipëria në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit në Shangai

Shqipëria është pjesë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që u hap zyrtarisht në Shangai.
Vendi ynë përfaqësohet nga katër kompani: Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Aquila Group”, “Morava” dhe “Natyral ATC”, të cilat promovojnë produktet e tyre përkrah 3600 kompanive nga 172 vende, rajone e organizata ndërkombëtare.

Ekspozita e Parë Ndërkombëtare e Importit e Kinës u hap të hënën në metropolin kinez, me pjesëmarrjen e presidentit Xi Jinping.

Kjo ekspozitë, propozuar nga Xi, është e para në rang kombëtar dhe t’i ndihmojë vendet e ndryshme të kapin shanset e zhvillimit të Kinës, të thellojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: