☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.12 ▲4.99%
ARI 4,750 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,463 ▼ -0.3% ETH $2,192 ▼ -2.62% XRP $1.3357 ▼ -3.46% SOL $82.5500 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Arte

“Otello, Arapi i Vlorës“ i Ben Blushit me përkthim në gjuhën bullgare

Romani më i përkthyer, më i lexuar dhe më i dekoruar shqiptar për disa vitet e fundit doli në tregun bullgar. Bëhet fjalë për “Otello, Arapi i Vlorës” të Ben Blushit. Prezantimi i tij ishte organizuar nga specialiteti “Ballkanistika” i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Përkthimi është bërë nga doc. dr. Ekaterina Tërpomanova, moderatorja e ngjarjes ishte doc. dr. Rusana Bejleri – profesoresha e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Снимка

Ndër të pranishmit ishte Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje Shkëlqesia e Tij Zoti Edon Cana bashkë me Ministrin Këshilltar të Ambasadës Delfin Pllana. Përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë ishin në krye me Këshilltarin e Parë Novruz Çeta. Ngjarjen e respektuan profesorë, studentë, gazetarë dhe adhurues të letërsive ballkanike.

Detyrën jo të lehtë të popullarizojë një letërsi të vogël, siç është letërsia shqiptare e ka ndërmarrë shtëpia botuese “Izida”. Ky është titulli i tretë shqiptar i publikuar nga ajo. Vështirësitë janë të shumta dhe një prej tyre doli se është udhëtimi shumë orësh mes Sofjes dhe Tiranës, i cili e pengoi autorin të marrë pjesë në promovimin e librit.

doc. dr. Ekaterina Tërpomanova

doc. dr. Ekaterina Tërpomanova

Ben Blushi është mbajtësi i Çmimit për letërsi të Bashkimit Evropian dhe ky ishte një nga kriteret për zgjedhjen e tij – tha botuesi Pllamen Totev. Natyrisht na bëri përshtypje dhe tematika e librit, sepse subjektet e Shekspirit janë të përhershme dhe gjithmonë janë interesante interpretimet e tyre të ndryshme. Shpresoj se libri do të ketë sukses edhe në Bullgari – ka mjaft premisa për këtë dhe në vend të parë është përkthimi i shkëlqyeshëm i Ekatrina Tërpomanovës. Unë personalisht nuk kuptoj gjuhën shqipe, por këtë që e lexova në variantin bullgar më flet për një gjuhë të pasur dhe të përsosur. Subjektet e Shekspirit mund të jenë interesante, por me rëndësi është mënyra e shkrimit të tyre, mënyra e rrëfimit. Dhe për këtë tingëllim të bukur në gjuhën bullgare kontributi është i përkthyeses.”Lajmi i mirë është se në të ardhmen e afërt presim të paktën dy libra të tjerë të autorëve shqiptarë që do të botohen në bullgarisht. Ja se çfarë shpjegoi për këtë Pllamen Totev:

Paraqitja e këtij libri në gjuhën bullgare nuk është një gjë episodike. Përkundrazi, kemi një program për botimin e autorëve aktualë shqiptarë. Luan Starova ishte i pari në të. Pavarësisht se ai jeton në Maqedoni është pjesë e letërsisë shqiptare. Në gjuhën bullgare tashmë kemi tre libra të tij. Planifikojmë akoma dy autorë të tjerë, për veprat e të cilëve tashmë kemi marrëveshje për botim dhe i zotërojmë të drejtat e autorit. Njëri prej tyre është Grigor Banushi, i cili gjithashtu e fitoi Çmimin për letërsi të BE-së dhe tjetri është Rudi Erëbara.”

Përkthyesja doc. dr. Ekaterina Tërpomanova është gjuhëtare dhe është udhëheqësja e katedrës së Gjuhësisë së përgjithshme, indo-evropiane dhe ballkanike pranë Universitetit të Sofjes dhe siç ajo vetë tha, përkthimi i letërsisë shqiptare për të është një kënaqësi e madhe. Ju ofrojmë të dëgjoni fjalët e saj para mikrofonit të Radio Bullgarisë:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.