Kronika

Bularati, Mitsotakis: Deklarata jokonstruktive nga Rama

“Shqipëria duhet të pajtohet plotësisht me rregullat evropiane për të drejtat e pakicave dhe duhet të bëjë përparim të konsiderueshëm në këtë aspekt. Ka ende çështje të pazgjidhura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ne do të përpiqemi t’i zgjidhim ato, gjithmonë në frymën e mirë të bashkëpunimit”, u shpreh Mitsotakis.

Sipas liderit të Demokracisë së Re, retorikat provokuese që i drejtohen audiencës brenda vendit nuk janë aspak të dobishme, sidomos kur ka përpjekje për të zgjidhur çështjet komplekse.

“Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe unë do të vazhdoj të njëjtën politikë nëse do të jem kryeministër”, ka deklaruar lideri i konservatorëve grekë, Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për televizionin e Serbisë, gjatë vizitës së tij në Beograd.

“Do të jem shumë i qartë. Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Dhe unë me siguri nuk kam ndërmend ta bëj këtë nëse do të zgjidhem kryeministër. Nga ana tjetër, mbështesim plotësisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Mitsotakis.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button