☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.05 ▲4.91%
ARI 4,763 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,358 ▼ -0.19% ETH $2,191 ▼ -2.38% XRP $1.3350 ▼ -3.2% SOL $82.5200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.05 ▲4.91 % ARI 4,763 ▼0.3 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.05 ▲4.91 % ARI 4,763 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Sporti

Humbja me Skocinë, kuqezinjtë zbresin në vazon e 4-t dhe rrezikojnë rënien në Ligën D

Kombëtarja shqiptare përjetoi një natë tmerri në “Loro Boriçi” të Shkodrës, pasi u mposht nga Skocia me rezultatin e thellë 0-4, në një ndeshje ku dukej se gjithçka shkonte kundër kuqezinjve.
Skuadra shqiptare mbyll kështu edicionin e Ligës së Kombeve, duke u renditur e fundit në grupin 1, të Ligës C, ndërsa rrezikon tashmë edhe rënien në Ligën e fundit.

Duke qenë se grupi ku bën pjesë Shqipëria, përbëhet nga 3 skuadra dhe grupet e tjera të Ligës C nga 4, kuqezinjtë nuk do të rrëzohen direkt si vendi i fundit i grupit.

Rregullorja ka parashikuar që do të bjerë vendi i tretë më i dobët nga të gjitha grupet dhe aktualisht janë Mali i Zi dhe Qipro, ato që mbajnë këtë pozicion me nga një pikë.

Që kuqezinjtë të bien në Ligën D, duhet që Mali i Zi të mposhtë Rumaninë në ndeshjen e fundit dhe Qipro të triumfojë ndaj Norvegjisë, ndonëse duket e vështirë që të ndodhë.

Gjithsesi, duhet theksuar se fati i qëndrimit të Shqipërisë në Ligën C nuk është më në dorën e kuqezinjve, ndërsa vendi i fundit në grup ka bërë që Shqipëria të renditet në vazon e katërt, në shortin e eliminatoreve të Euro 2020-ës.

Më thjesht akoma, kjo do të bëjë që Shqipëria të ketë të paktën 3 skuadra më të forta se vetja, në grupin e eliminatoreve të Euro 2020, shorti për ët cilin do të hidhet në muajin Dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.