☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,741 ▼ -0.26% ETH $2,236 ▼ -0.24% XRP $1.1605 ▼ -1.63% SOL $89.4400 ▼ -0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Tovërlani e përgënjeshtron Bylbyl Sokolin: Ka promovuar me fakte të rrejshme, nuk luajtëm me Gallatan por me një ekip të ligës së katërt

Trajneri Afrim Tovërlani i ka reaguar ashpër analistit Bylbyl Sokoli, pas deklaratës së këtij të fundit që pretendoi se kanë luajtur në Turqi para luftës.

“Toki” për “Tëvë1” thotë se synimi ka qenë të luajmë ndaj Galatas dhe paratë t’i dhurojnë për UÇK-në, por kur shkuan atje situata ka qenë komplet ndryshe.

“Historia jonë po bëhet shumë e rrejshme, ka promovuar njeri me fakte të rrejshme. Ky i apstrifouar… ku i kam reaguar, që ja u tregoj historinë. Kemi stërvitur një muaj në stadiumin e 2 Korrikut dhe synimi ka qenë me zhvillu një ndeshje me Galatasarayn dhe të ardhurat me shku për armatim për luftën e UÇK-së”.

“Kur kemi mbërri ka qenë një gënjeshtër. Organizator ka qenë Bylbyli dhe një shqiptaro-turk, lidhje s’ka pasë me këtë që kemi udhëtuar. Në 12-të natës na ka qenë në stërvitje, në plazh të detit… nuk kishin as ujë më na dhënë. Jemi vendosur në qendër të Stambollit, ku rrijshin tregtarët rusë dhe shtëpitë publike. E kemi zhvilluar një ndeshje, se ky thotë shumë ndeshje. Një ndeshje më ligën e katërt. E vërteta që e kemi shikuar ndeshjen e Galatas, por jo shprehjet që ky i thotë”.

“Arsyeja që jemi kthyer jam unë, sepse nuk kishim as bukë më hangër. Kam shumë dëshmitarë futbollistë, Ismajl Kusumi, Muharrem Musliu… jemi dëshmitar të asaj që kemi përjetuar, nuk kishim as bukë më hanger. Kemi qenë tetë – nëntë ditë. Kur jemi kthyer e kanë shkarkuar Bylbyl Sokolin, në praninë time. Nuk duhet me gënjy na, tash nuk po flasë për raporte Kosovë – Turqi, por nuk bënë të gënjejmë publikun”, deklaroi ai./Rekordi.net/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.