Home / Sporti / Shqipëri-Uells, Gunter do i kërkojë avionin privat Bale që familja ta shohë në Elbasan

Shqipëri-Uells, Gunter do i kërkojë avionin privat Bale që familja ta shohë në Elbasan

Chris Gunter do t’i kërkojë Gareth Bale borxh avionin privat për të sjellë familjen në Shqipëri, kur do të bëhet futbollisti me më shumë pjesëmarrje në historinë e futbollit të Uellsit.
Mbrojtësi i Reading arriti rekordin e Neville Southall të 92 pjesëmarrjeve të premten në mbrëmje, kur Uellsi humbi 1-2 ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve.

Tani do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për një miqësore të martën dhe Gunter shpreson që familja e tij ta shohë në ndeshjen record në Elbasan.

“Do të jetë një mbrëmje speciale. Do ta pyes Gaz nëse në avionin e tij mund të marrë disa persona më shumë. Është falas dhe besoj se do të bëhet, pasi dua që familja ime të jetë aty”, tha ai.

Rreth 2000 tifozë të Uellsit pritet të udhëtojnë në Shqipëri, dhe Gunter, 29 vjeç tha se do të ishte atmosfera e duhur për të thyer rekordin në një ndeshje ndërkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: