Kronika

Opozita i bashkohet protestës para Kuvendit

Teksa në një nga hotelet e kryeqytetit opozita e bashkuar po zhvillon një bashkëbisedim për buxhetin, deputetë të saj kanë dalë dhe i janë bashkuar protestës para Kuvendit.
Para godinës së Parlamentit, banorët që preken nga zgjerimi i unazës së re, po zhvillojnë një protestë, ku kërkojnë dëmshpërblim të plotë edhe të banesave që nuk janë të legalizuara.

Në këtë protestë nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre dhe policisë, e cila i ka ndaluar të hyjnë brenda godinës së Parlamentit.

Opozita shqiptare me në krye Partinë Demokratike është mbledhur në një nga hotelet e Tiranës për të mbajtur një bashkëbisedim për buxhetin.

Të pranishëm në takimin e opozitës së bashkuar, me PD dhe LSI në krye, janë edhe përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, të cilët kanë diskutuar mbi atë që opozita e quan buxheti që vjedh njerëzit dhe pasuron oligarkët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button