Kronika

Protesta e dhunshme para Kuvendit. Mbërrin ambulanca, 12 efektivë të plagosur

Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa efektivë të plagosur, që raportohet se janë 12.
Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 12 efektivë të Policisë së Shtetit.

“Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Shtetit.

Më tej Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësuesve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button