☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.05 ▲4.91%
ARI 4,763 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,358 ▼ -0.19% ETH $2,191 ▼ -2.38% XRP $1.3350 ▼ -3.2% SOL $82.5200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.05 ▲4.91 % ARI 4,763 ▼0.3 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.05 ▲4.91 % ARI 4,763 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Danimarka pezullon shitjen e armëve për Arabinë Saudite

Danimarka njofton se ka pezulluar shitjen e armëve për Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës thuhet se për shkak të krizës njerëzore në Jemen e shkaktuar nga lufta e brendshme dhe vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është pezulluar shitja e armëve për Arabinë Saudite.

“Arabia Saudite po luan haptazi rol negativ në krizën njerëzore në Jemen dhe në vrasjen e Khashoggit. Ka ardhur koha që këtij shteti t’i dërgohet një sinjal i qartë i paralajmërimit”, thuhet në deklaratë.

Ministri danez i Punëve të Jashtme, Anders Samuelsen, është shprehur se shpreson që edhe shtetet e Bashkimit Evropian (BE) të marrin vendim për pezullimin e shitjes së armëve për Arabinë Saudite ashtu siç ka bërë shteti i tij, duke e treguar këtu si shembull Gjermaninë.

Duke kritikuar qëndrimin e SHBA-ve ndaj Arabisë Saudite, ministri Samuelsen deklaroi se SHBA-ja po vepron në drejtim të kundërt të Evropës dhe se po vazhdon të shesë armë për Arabinë Saudite në vlerë prej miliarda dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.