Bota

Shefi ekzekutiv i Washington Post kritikon ashpër mbështetjen e Trumpit për sauditët

“Një mesazh i qartë dhe i rrezikshëm është dërguar te tiranët anembanë botës: Derdhni mjaft të holla para presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe ju mund të mos ndëshkoheni për vrasje”, shkroi Ryan në një opinion të botuar në gazetën që drejton.

Në shkrimin e tij, Ryan e përshkroi deklaratën Trumpit në mbështetje të Arabisë Saudite si “të çuditshme, të pasaktë dhe të rrëmujshme”.

Në “Deklaratën e Presidentit Donald J. Trump për Qëndrimin ndaj Arabisë Saudite”, i cili u publikua të martën nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha: “Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman e mohojnë fuqishëm çdo njohuri për planifikimin ose ekzekutimin e vrasjes së Khashoggit. Agjencitë tona të inteligjencës vazhdojnë të vlerësojnë të gjitha informacionet, por mund të jetë që Princi i Kurorës të ketë njohuri për këtë ngjarje tragjike – ndoshta ka pasur dhe ndoshta nuk ka pasur”.

Trump pohoi se SHBA ka nevojë për Arabinë Saudite për shkak të naftës së saj, gatishmërisë së saj për të luftuar Iranin dhe aftësisë së saj për të luftuar terrorizmin në rajon.

Khashoggi, gazetar saudit që punonte për gazetën The Washington Post, u vra pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Arabia Saudite ka ofruar sqarime të ndryshme për zhdukjen e Khashoggit, para se të sugjeronte se ai ishte vrarë gjatë një operacioni nga agjentë që kanë vepruar jashtë zhinxhirit të komandës.

Deri më tani, 21 persona, përfshirë oficerë të sigurisë, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen.

“Presidenti Trump mbuloi vrasjen brutale të gazetarit Jamal Khashoggi nga qeveria saudite”, shkroi Ryan.

“Çfarëdo kundërshtimi që njerëzit mund të kenë kundër shpërfilljes sonë ndaj vrasjes së Khashoggit, tha presidenti, ato nuk i tejkalojnë të ardhurat (e fryra) që mund të presim nga marrëveshjet e armëve të mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite”, shtoi ai.

CIA kohët e fundit lëshoi ​​një raport në të cilin përfundoi me konfidencë të lartë se Mohammed bin Salman ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button