Bota

Köln, mbahet seminar për bashkëpunimin ekonomik kino-gjerman

Në fjalimin e tij, këshilltari ekonomik pranë ambasadës së Kinës në Gjermani Wang Weidong bëri thirrje se dy palët duhet të tregojnë guxim dhe frymë risie për të përballuar konkurrencën e tanishme. Ai theksoi se duhet të ngrihet vigjilenca ndaj raportimeve të gabuara mediatike gjermane që spekulojnë enkas konceptin “kërcënim nga Kina”, duke e kritikuar atë si “grabitëse të teknologjisë” ose që përkeqëson mjedisin e investimeve etj. Sipas tij, një qëndrim konservativ dhe ideja që “fituesi i merr të gjitha” do të shkaktojë vetëm humbje të shanseve të bashkëpunimit për ndërmarrjet gjermane, duke penguar zhvillimin e tyre.

“Përpjekjet dhe bashkëpunimi për arritjen e më shumë fryteve është më pozitiv se sa dallimet për ndarjen e fryteve që keni tani në dorë”, shtoi z. Wang.

Ndërsa, z. Andreas Schmitz, kryetari i komisionit të këshilltarëve të Shoqatës së Biznesit Gjermani-Kinë(DCW), institucion organizator i seminarit vlerësoi në radhë të parë aftësinë e Kinës për novacionin. Ai është i mendimit se Kina po i përkushtohet ndryshimit të imazhit të mëparshëm si “fabrika më e madhe e OEM-it”.

“Ne të gjithë kemi parë përpjekjet e Kinës në novacion teknologjik dhe Gjermania e konsideron Kinën si partnere të rëndësishme bashkëpunimi në këtë drejtim”, tha z. Schmitz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button