☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.12 ▲4.99%
ARI 4,750 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,463 ▼ -0.3% ETH $2,192 ▼ -2.62% XRP $1.3357 ▼ -3.46% SOL $82.5500 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Lleshaj: E patolerueshme që policia të sulmohet nga qytetarë dhe përfaqësues politikë

Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vizitoi sot në Spitalin Ushtarak të Tiranës, punonjësit e policisë të cilët u lënduan gjatë protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ përpara Kuvendit.

“Është për të ardhur keq, është e papranueshme dhe e pakuptueshme që në një ditë krejt normale të na ndodhë një ngjarje anormale që të goditet Policia e Shtetit në krye të detyrës. Policia e Shtetit është vetëm në shërbim të qytetarëve për të mbrojtur qetësinë rendin dhe normalitetin e jetës së qytetarëve. Konstatoj se sot ajo është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët në shkelje të plotë të ligjit ngrejn dorën mbi Policinë e Shtetit. Po ashtu policia është goditur edhe nga përfaqësues të caktuar politikë të cilët po ashtu në kushte të papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike, inspirojnë dhunë ndaj forcave të Policisë së Shtetit”, deklaroi Lleshaj.

Ai shprehu solidaritetin me efektivët e policisë të cilët me përgjegjshmëri të lartë me profesionalizëm dhe durim shembullor përballojnë skena tërësisht të papranueshme dhe të panevojshme.

“Sot kemi një konflikt nga disa qytetarë të cilët janë të pabazuara në ligj me autoritetet civile, ky konflikt nuk ka asnjë arsye pse të spostohet nga ndaj policëve të rendit. Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar që pa asnjë shkak asnjë arsye arsye paguajnë një çmim të pamerituar”, deklaroi zv.ministri i Brendshëm.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të kuptojnë mirë që policia është policia e tyre, mban simbolet e kombit shqiptar  kush vë dorë ndaj saj ngre dorë ndaj interesit të madh publik.

“Thirrje përfaqësuesve politikë të caktuar të cilët mundohen të krijojnë kapital politik nga një konflikt civil që të distancohen  nga dhuna dhe aktet e papërgjegjshme dhe të vihen në mbështetje të policisë që është e jona, e shtetit shqiptar dhe e qytetarëve shqiptare”, theksoi Lleshaj.

Ai shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë mirë faktin se Qeveria dhe institucionet janë të angazhuara për të plotësuar detyrimet përballë çdo individi dhe ata që preken nga projekti i Unazës së re në bazë të ligjit dhe akteve të tjera nënligjore.

“Por, nga ana tjetër dua të bëj të qartë për të gjithë ata që kanë guxuar të përballen me Policinë e Shtetit se maturia, përgjegjshmëria e Policisë së Shtetit nuk duhet të kuptohet kurrësesi si dobësi e saj. Edhe njëherë duhet të kuptojmë që toleranca, në njëfarë mënyre, edhe e tepruar e Policisë së Shtetit ndaj akteve të dhunës nuk është akt dobësie dhe nuk ka për t’u toleruar”, , deklaroi zv.ministri i Brendshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.