Home / Arte / “Radio Tirana” feston 80 vjetorin e krijimit

“Radio Tirana” feston 80 vjetorin e krijimit

Duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve, Mbreti Ahmet Zogu përmes një fjalimi në ambientet e ndërtesës së radiostacionit të Laprakës e konsideroi 28 Nëntorin e vitit 1938 si nisjen zyrtare të Radio Tiranës dhe daten e lindjes së këtij institucini, që sot feston 80 vjetorin e tij.

Prej ditës së parë, me fjalinë historike “ Ju flet Tirana”, Radio Tirana në këtë rrugëtim 80 vjecar, me dhjetëra gjenerata punonjësish, krijuesish dhe drejtuesish ka qenë pa asnjë mëdyshje radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Kjo ngjarje e shënuar për historinë dhe median shqiptare, është kujtuar solemnisht nga Radiotelevizioni Shqiptar duke bërë bashë çdokënd që ka qenë pjesë e Radio Tiranës dhe ku janë nderuar punonjësit e që patën fatin të jenë pjesë e asaj kohe kur Radio Tirana foli për herë të parë shqip.
Thoma Gëllçi, drejtori i përgjithshëm i RTSH, shprehu mirënjohjen për dhjetra qindra punonjës të Radio Tiranës në këto 80 vite dhe dha një vlerësim.
Presidenti Ilir Meta në rininë e tij pjese e Radio Tiranës e quajti Radio Tiranen si nje këtë institucion vlerë të shenjtë. Ai nderoi me tituj nderi disa prej punonjësve të parë, emrat e të cilëve do të mbeten të lidhur përjetësisht me historinë e Radio Tiranës.
Dhe në këtë 80 vjetor nuk mund të mungonte një dokumentar i plotë, prodhim i Sektorit të Rivtalizimit të Arkivës në RTSH, ku në 47 minuta vijnë me zë dhe figure, emocionet, nostalgjija dhe faktet e krijimit dhe vazhdimit të Radios që e nisi rrugëtimin me thirrjen historike: “Ju flet Tirana”

Leave a Reply

%d bloggers like this: