Kronika

106 vjetori i themelimit të Ushtrisë shqiptare, Xhaçka publikon foton e rrallë

Sot mbushen 106 vjet që kur më 4 dhjetor 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e ushtrisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, uroi sot të gjithë ushtarakët shqiptarë me një fotografi që publikohet për herë të parë. Në këtë fotografi janë 4 ushtarakë shqiptarë në ditët e para të themelimit të ushtrisë, në vitin 1912.

“Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”, shprehet Xhaçka.

Po ashtu ministrja Xhaçka ka falënderuar bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Erion Veliaj që e kanë stolisur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me stemat dhe historikun e Forcave të Armatosura me rastin 106-vjetorit të Ushtrisë Kombëtare.

Më 4 dhjetor 1912, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e ushtrisë, e cila përbëhej nga xhandarmëria dhe rezervistë. Në kuadër të këtij vendimi kabinetit qeveritar iu shtua edhe Ministria e Luftës e kryesuar nga Mehmet Pashë Dërralla. Po në këtë ditë kabineti qeveritar vendoset në selinë e tij, sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button