Home / Arte / Muzike / Rikthimi Pagannian i Alban Pengilit pas 32 vitesh ne TOB

Rikthimi Pagannian i Alban Pengilit pas 32 vitesh ne TOB

“Të prezantosh 24 Capriccio e Niccolo Paganinin për violinë solo, është nder, sepse është fat i madh të marrësh pjesë në jetën e notave magjike të violinistit të madh Italian”,  i tha ATSH-së, violinisti Alban Pengili, i cili ndodhet  në Tiranë, për të prezantuar 24 Capricciot e Paganinit   si dhe Albanian Labyrinthe Harmonico, një pjesë e kompozuar nga vete ai, të Henën e 6  tetorit në orën 19.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit në kryeqytet.

Violinisti shqiptar Alban Pengili i cili zhvillon një jetë të suksesshme koncertale dhe akademike në Gjerman, tha se,  “për këdo violinist në botë që interpreton 24 Capricciot në një koncert, duhet treguar një respekt i veçantë”.

Ai thotë se ka mjaft regjistrime në CD, por interpretimi live i të gjitha Capricciove është diçka shumë e rrallë në botë .

Pengili, i cili ka  përfunduar shkëlqyeshëm studimet në Tiranë dhe në Folkëang-Hochschule të Essenit, dhe nga viti 2001 është pedagog në shkollat e muzikës në Lüdinghausen dhe Bottrop, është i ngazëllyer që ndodhet në  Tiranë, me ftese së Drejtoreshës së Qëndres Gjermane në Shqiperi, Zonja Petra Behlke-Campos për të interpretuar  24 Capricciot e Paganinit  aq më shumë që ato do të luhen para publikut  shqiptar që ka dëgjuar dhe parë nga artistët më të njoftur në botë.

pengili1“Është një përgjegjësi akoma më e madhe e shoqëruar me një ndjenjë të ngrohtë dhe shumë të bukur të jesh në atdheun tënd dhe të interpretosh Paganinin në Teatrin e Operas ku  kam interpretuar  para 32 vitesh ne sallën e madhe si solist në Dekadën e Majit me një kompozim Konzertino për Violine dhe Orkestër të kompozitorit Sokol Shupo drejtuar nga Dirigenti Bujar Llapaj  shkruar vetëm për mua” , vijon Pengili i shpallur pak kohë më parë  gjatë emisionit “Duatrokitje” te gazetarit  Adi Krasta, si  Anëtar nderi i Albanian  Excellence.

Violinisti shqiptar Alban Pengili i cili zhvillon sot një jetë të suksesshme koncertale dhe akademike në Gjermani, që kur ishte i vogël mbante gjithnjë pranë vetes një orë të vogël… ! I pëlqente ritmi i saj, ndoshta i dukej sikur dëgjonte muzikë.

Kur ishte 4 vjeç një pagure druri e konceptoi  si një vegël muzikore, e gjitha ishte diçka e ngjashme mes violinës dhe kitarës…

Por, për Albanin e vogël nuk kishte rëndësi se çfarë vegle ishte. Rëndësi kishte që ajo çudi, e krijuar me tela prej tij, të lëshonte tinguj. Dhe Albani kalonte orët e fëmijërisë me të, pa e ditur ndoshta se ai …, tingulli i muzikës do të ishte bashkëshoqërues në jetën e tij.

Tashmë një violinist profesionist, tingujt e jetës së tij dalin nga një violinë moderne, model Guarneri del Gesu, e prodhuar ekstra për të në vitin 2000 nga mjeshtri Joachim Schade (Halle an der Saale). Si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani, Alban Pengili, me më shumë se ajo që quhet këmbëngulje është përpjekur të jetë besnik me violinën, të studioj dhe të luaj repertorin dhe programin më të vështirë që është shkruar për violinë si Violinë me Piano, me Orkestër Quartet dhe Solo.

 pengili4Kur jeni lidhur me muzikën në përgjithësi dhe violinën në veçanti?

Që i vogël e doja shumë muzikën. Me sa kam dëgjuar nga prindërit, në moshën 1 vjeç kur flija mbaja gjithmonë një orë të madhe pranë veshit se më pëlqente ritmi i saj. Ndoshta, më dukej sikur dëgjoja muzikë. Kur isha jo më shumë se 4 vjeç, një nga ato paguret e rrumbullakëta prej druri, punim artizanal, e ndava dy pjesë. Në atë që kishte formën si pjesa e poshtme e violinës apo kitarës vendosa katër gozhdë dhe i vura katër tela që i tërhoqa nga ana tjetër. Konstatoja se kur i lëvizja lëshonin tingull. Besoj se ndikim në dashurinë time për muzikën ka pasur dhe ambienti ku u rrita. Motra ime, Aida Pengili, aktualisht soprano dramatike, ka kënduar që fëmijë dhe është nderuar me shumë çmime. Kurse djali i xhaxhit, Ali Pengili, sot profesor i oboe në Francë, ishte talent i madh dhe që atëherë luante shkëlqyeshëm në fizarmonikë. Kujtoj se, në vitet 1975 përballë shtëpisë sonë u ndërtua një pallat për punonjësit e Teatrit të Operës dhe Baletit. Në atë pallat jetonte dhe familja e Selim Asllanit, i cili punonte në Ansamblin e Shtetit. Më kujtohet kur shkova në shtëpinë e prof. Asllanit. Isha 5-6 vjeç. Zoti Selim e këshilloi babain të më regjistronte në degën e violinës. Ishte i mendimit se violina ishte instrumenti i duhur për mua.

 Cila është violina juaj e parë?

Prindërit u përpoqën të më regjistronin për Provim-Konkurs në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, por nuk mundën pasi familja jonë nuk ishte e lidhur me njerëz të regjimit. Më regjistruan në shkollën “Kongresi i Përmetit” në Tiranë dhe megjithëse e mora provimin për violin e humba një vit, pasi na thanë se vendet ishin zënë dhe nuk kishte mësues për mua. Pas një viti, fillova të ushtrohesha me mësuesen e re, Yllka Mishto. Por, impostimet dhe positionet e violinës i kisha marrë si fillim nga profesor Ramazan Peku, i cili banonte me familjen e tij përballë shtëpisë sonë. Violina ime e parë ishte violinë 1/4, me llak të kuq të errët që i mungonte diku në pjesën e sipërme. Më kujtohet se në atë kohë violinat ndryshonin nga njëra- tjetra përsa i përket anës se tingullit. Unë isha krenar se violina ime tingëllonte mirë dhe mbante tingullin në krahasim me të tjerat. Kishte raste që nuk ushtrohesha në violinë gati 2 javë sepse më ishte këputur teli Sol apo harku dhe prindërit e mi nuk kishin mundësi t’i gjenin. Më ka ndihmuar prof.Ramazan Peku, i cili kur më jepte telin ose harkun e ri më dukej sikur kishte dalë dielli. Më kujtohet se me atë violinë kam luajtur shumë pjesë, mes tyre dhe Moto Perpetuo të Paganinit.

Violina që punoni sot?

Është një violinë moderne, model Guarneri del Gesu, e prodhuar ekstra për mua në vitin 2000 nga mjeshtri Joachim Schade (Halle an der Saale). Prita dy vjet deri sa mjeshtri e realizoi këtë violinë. Por, jo vetëm violina është e rëndësishme. Edhe harku është shumë i rëndësishëm. Në shumë raste harku është më i rëndësishëm se violina, pasi nga një hark i mirë artisti e ndërton teknikën e lartë. Një hark jo i mirë e shkatërron teknikën dhe nuk është aq e lehtë ta ndërtosh përsëri atë.

Jeni larguar nga Shqipëria në 1991… U detyruan motivet ekonomike apo profesionale?

U largova për të marrë pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Violinës Rodolfo Lipizer në Gorizia, Itali, por edhe me qëllimin për të studiuar muzikë në Essen, Gjermani. Drejtori i Shkollës së Lartë Folkëang Musikhoschule Essen, z. Ëolfgang Hufschmidt, në vitin 1989, vizitoi Konservatorin e Tiranës për shkëmbim eksperience. Motra ime, Aida, si studente shumë e mirë, u përzgjodh të këndonte për miqtë gjermanë dhe nga ajo ditë ishte shumë e interesuar të studionte në Essen dhe bashkë me të edhe unë. Mbërrita me vështirësi në Essen dhe nuk e pata të lehtë deri sa u sistemova sepse shqiptarët në atë kohë nuk kishin të drejtë për vizë, as për të qëndruar, as për studim, as për punë. Unë ndoshta isha nga të parët shqiptarë, më mirë të them i pari, që u paraqita në Folkëang Hoschule Essen dhe drejtoria e sekretaria mbetën pa fjalë. Ata madje morën dhe një përkthyes në telefon që të kishim mundësi të komunikonim. Pyetja e parë e përkthyesit ishte: “Pse je larguar nga Shqipëria? U përgjigja: U largova sepse dëshiroja të studioja këtu në Essen! Thuaj se ne si popull nuk kishim të drejtë të shkonim në vend tjetër për të studiuar, apo për punë. Duhet të konfrontoja një situatë të tillë, pa harruar se me sa shumë mund dhe vështirësi arrita në Gjermani. Edhe shumë krahë hapur nuk na kanë pritur gjermanët… ndoshta edhe për faktin se një vit më parë kishin qënë shqiptarët e ambasadave që patën krijuar një përshtypje jo shumë të mirë. Megjithatë, drejtori i shkollës në Essen, Prof. Ëolfgang Hufschmidt, një personalitet brilant, më ndihmoi sa mundi. Ngaqë nuk kisha vizë më vendosën si kusht se nëse do merrja provimin e violinës për shkollën e lartë do të shikonin se çdo të bënin me mua. Përpara duhet të më dëgjonin disa profesorë nëse isha i denjë për të hyrë në provim. Më pas më dhanë të drejtën e shkollimit si dhe të studioja në klasën e profesor Pieter Daniel. Ishte një ëndërr e madhe të kishe mësues prof.Pieter Daniel, nxënësin e Henryk Szeryng, violinist i madh polak.

pengili2Gazeta “Dorstener Zeitung”, ”Derëesten ËAZ” ka shkruar se emri juaj është i njohur për publikun dhe se me koncertet tuaja ju po nguliteni edhe në mendjet e atyre që nuk ju njihnin… Si do ta përcaktonit karrierën tuaj?

Si në Shqipëri, edhe këtu në Gjermani, jam përpjekur gjithmonë të jem besnik me violinën, jam përpjekur gjithmonë të studioj dhe të luaj repertorin dhe programin më të vështirë që është shkruar për violinë si, Violinë me Piano, me Orkestër Quartet dhe Solo. Drejtimi që mora në Shqipëri ishte si solist dhe në atë periudhë jam nderuar me disa çmime. Gjithashtu, gjatë viteve të punës në Shqipëri kam marrë pjesë në shumë koncerte. Edhe tani përpiqem gjithmonë të pasuroj repertorin solistik dhe të luaj pjesët e kompozitorëve të mëdhenj si me piano, solo ashtu edhe pjesë të veçanta.

Cilat janë preferencat për kompozitorët? Ka ndonjë kompozitor që të frymëzon, qoftë ky i huaj apo shqiptar?

Gjithçka, ç’është shkruar për violinë dhe instrumente të tjera si dhe për këngëtarët, është shkruar në një formë të përkryer dhe gjithesecili nga kompozitorët ka një vend në zemrën time. Por, sigurisht, më pëlqejnë kompozitorët e huaj Bach, Mozart, Beethoven, Brahms, Sibelius, Tschaikoësky, Ëieniaësky, Sarasate, Paganini, Dvorak, Kreisler, Prokofiev, Shostakovich, Verdi, Pucini, Ëagner dhe kompozitorët shqiptarë si Pjetër Gaci, Aleksandër Peçi, Thoma Gaqi, Thoma Simaku, Çesk Zadeja, etj.

Sa koncerte numëroni dhe cili është repertori juaj?

Mund të them se bëj të paktën një koncert në muaj, me formacione të ndryshme si violinë-piano, StreichQuartett/Quintett, me orkestër dhe shumë koncerte solo. Violina është një instrument që mund të luash me intrumente të tjerë së bashku, por edhe solo. Kur luan solo duhet një punë shumë e madhe, pasi nuk ke partnerë të tjerë muzikorë që të plotësojnë muzikën dhe çdo tingull i violinës dëgjohet. Repertori është i shumtë, por mund të përmend disa pjesë. Në violinë solo- Bach Sonate dhe Partita, Paganini 24 Capriccio plus pjesë të tjera, Milstein, Ernst, Ysaye, Wieniaëski etj. Në violinë piano- Sonatën Mozart, Beethoven, Brahms, Prokofiev, Tartini, Franck etj., si dhe shumë pjesë Bravure nga Sarasate, Paganini, Wieniaëski, Kreisler, Dvorak, Tschaikoësky, Saint-Saens, Sinding, Chausson etj. Në violinë orkestër-Koncertet Beethoven, Brahms, Bach, Mozart, Sibelius, Wieniaësky, Paganini, Tschaikoësky, Tartini, Vivaldi etj. Gjithashtu përpiqem gjithmonë të mësoj pjesë të reja.

A ka ndonjë pjesë që ju sjell kujtime… ndonjë pjesë që sa herë e interpretoni ju kujton shtëpinë, apo një vend të veçantë? Një artist a mund ta ndaj punën nga kujtimet?

Sa herë luaj Scherzo-Tarantella të Wieniaëskit, apo Moto Perpetuo të Paganinit, më kujtohet shkolla e muzikës “Kongresi Përmetit”. Me Moto Perpetuo të Paganinit me kujtohet pjesëmarrja në një koncert në sallën e ish- Lidhjes së Shkrimtarëve, ku luante Filarmonia e Tiranës me koncertmaestër, prof. Zhani Ciko, dhe dirigjent, prof. Mustafa Krantja. Isha 10 vjeç dhe shefi i violinave të shkollës, prof.Bato Gashi, më lajmëroi ditën e koncertit se duhej të luaja solo me piano me mësuesen, Nedi Peku. Kisha gati një muaj që s’e kisha studiuar pjesën Moto Perpetuo të Paganinit dhe vetëm 3 orë kohë për t’u ushtruar. Në mbrëmje salla ishte e mbushur plot. Publikun e kisha një metër larg. Interpretova me shumë emocione, por dhe me një kënaqësi të veçantë dhe pata një sukses të beftë, duke menduar se aty ishin dhe të gjithë ministrat e shtetit. Kur luaj koncertin e Çajkovskit me kujtohet Liceu, prof. Roland Xhoxhi dhe shtëpia ime. Në atë kohë kam punuar shumë. Kur pushoja dilja në oborrin e shtëpisë, i rrethuar me pemë e trëndafila. Qëndroja aty disa minuta, derisa shlodhesha dhe merrja frymëzim e energji.

Cili ka qënë ai moment, që u ka lënë të kuptoni se po bëni diferencën? Cilat kanë qënë pikat kryesore të karrierës tuaj?

Mbështetja e parë kanë qenë çmimet që kam marrë në konkurset kombëtare të violinës në Shqipëri 1984-85, më vonë në konkurset ndërkombëtare në Gorizia të Italisë Rodolfo Lipizer, Folkëang Ëettbeëerb in Essen, Petrela Konkurs në Shqipëri 2001 si dhe pjesëmarrja në shumë koncerte në botë, dhënë me Filarmoninë Essen. Do kujtoj këtu dhe gushtin e vitit 1997, kur humbi jetën Lady Diana dhe shtatorin e vitit 2001 kur u rrëzuan dy kullat në Nju Jork. Pikërisht në këto dy ngjarje unë isha në koncerte në Japoni dhe u njoha në darkë, përmes TV,  se çfarë kishte ndodhur.

pengili6Çdo të thotë të bësh art në Gjermani? Po për Shqipërinë çfarë keni dëgjuar?

Art mund të bëjë gjithësecili në botë, sikurse edhe në Gjermani. Por, një gjë nuk duhet ta harrojmë se Gjermania është një nga vendet me kulturë dhe traditë shumë të vjetër përsa i përket muzikës. Shumë nga kompozitorët më të rëndësishëm në botë vijnë nga Gjermania. E kam fjalën se ky shtet, por edhe ato përreth, e njohin shumë mirë muzikën dhe i kanë dëgjuar e parë të gjithë artistët e famshëm deri më sot. Pra, nëse dikush do të vërtetojë se është muzikant dhe është ndoshta i veçantë atëherë duhet shumë punë, ushtrim, durim, këmbëngulje, besim dhe asnjëherë të mos dorëzohet derisa ndoshta një ditë suksesi flet vetë. Nga ana tjetër, kultura dhe mentaliteti gjerman është shumë fin dhe, sigurisht, mjeshtrat e mëdhenj Bach, Mozart, Beethoven, Brahms etj, kanë shkruar muzikë të bukur, elegante dhe shumë thelbësore. Nuk është thjesht një muzikë që e luan shpejt, sa për ritëm. Ajo trajton tema të ngjarjeve të epokave të ndryshme në mënyrë perfekte, deri në detaje. Kam vënë re se ka shumë koncerte nga TKOB, sikurse dhe nga orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar. Kam shumë dëshirë të jap një koncert në vendin tim, sepse prandaj e bëra shkollën, kam punuar me disiplinë e durim, kam dhënë koncerte, jam përpjekur jashtë vendit, që një ditë të kem mundësinë të jap kontributin për popullin shqiptar. Deri tani nuk më kanë thirrur asnjë herë, në asnjë koncert.

 A ju mungon vendlindja dhe çfarë marrëdhënie keni me të?

Më mungon vendlindja, gurët e shtëpisë, shokët e fëmijërisë së shkollës, shoqëria e lagjes dhe e Liceut, me të cilët kemi realizuar shumë koncerte në vitet 1986-1991 dhe përfaqësonim Shqipërinë çdo vit jashtë shtetit. Kohën nuk mund ta kthejmë mbrapsht, por duhet ta shikojmë realitetin dhe ndryshimin ashtu siç është.

Leave a Reply

%d bloggers like this: