Home / Rajoni / Bullgaria – destinacion turistik për katër sezone

Bullgaria – destinacion turistik për katër sezone

Bullgaria zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme si destinacion turistik për katër sezone. Këtë e tha Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova në takimin e saj tradicional vjetor me ambasadorët e huaj tek ne.

Ajo informoi se më shumë tek ne janë turistët nga Rumania, Greqia, Gjermania, Turqia dhe Rusia. Për dhjetë muajt e parë të vitit 2018 Bullgarinë e kanë vizituar 8,4 mln. turistë të huaj dhe kjo do të thotë se rritja krahas së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është 5%. Për periudhën janar-shtator 2018 të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar janë 3,2 mlrd. euro dhe rritja këtu është 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Për përballimin e problemit me mungesën e kuadrove në sektorin e turizmit gjatë kësaj vere ishin punësuar 7700 punëtorë nga vende të treta – dy herë më shumë në krahasim me verën e kaluar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: